Yamal? Lewandowski? Pedri? Jo,  lideri i vërtetë i Barcelonës është Raphinha

Yamal? Lewandowski? Pedri? Jo, lideri i vërtetë i Barcelonës është Raphinha

08:43, 12/01/2026

Raphinha është shndërruar pa asnjë dyshim në figurën kryesore të kësaj Barcelone. Mbi Pedrin, Lamine Yamalin apo edhe Lewandowskin, braziliani ka qenë lojtari që ka bërë diferencën reale, si me shifra, ashtu edhe me ndikim në lojë. Në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, fituar 3-2, “dopieta” e tij ishte vendimtare për të siguruar trofeun dhe për të konfirmuar edhe një herë statusin e liderit absolut në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick.

Raphinha është shpirti i kësaj Barçe: i pari që nis presionin, i pari që ndihmon në fazën mbrojtëse dhe i pari që merr përgjegjësi në momentet kyçe. Statistikat janë të frikshme, por edhe ndjesia në fushë është po aq dominuese. Mjafton të shihet ndikimi i tij gjatë mungesës për shkak dëmtimi në fund të shtatorit: pa të, Barcelona zhvilloi nëntë ndeshje dhe fitoi vetëm pesë, duke humbur tri përballje të mëdha. Me rikthimin e tij, erdhën 11 fitore në 12 ndeshje.

Në finalen e zhvilluar në Geddah, përveç dy golave, Raphinha u sakrifikua maksimalisht edhe në mbrojtje, duke shpëtuar një gol të sigurt mbi vijën fatale. Një aksion simbolik që shpjegon qartë mentalitetin e tij: maksimum në çdo duel. “Nëse punon fort, fati të shoqëron”, u shpreh ai pas finales.

Me 11 gola në 17 ndeshje këtë sezon, ai ka të njëjtin numër realizimesh si Lewandowski, por me tri ndeshje më pak. Edhe Pedri e theksoi pas finales: “Për ne është një kampion i vërtetë”. I shpallur MVP i finales, Raphinha mbetet çelësi kryesor që Barcelona e Hansi Flick-ut të synojë tituj si në Spanjë, ashtu edhe në Europë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco