Barazimi me Napolin, Chivu: Keqardhje që s’fituam, do të jetë beteje epike për kampionatin

Barazimi me Napolin, Chivu: Keqardhje që s’fituam, do të jetë beteje epike për kampionatin

08:38, 12/01/2026

Barazimi 2-2 mes Interit dhe Napolit në “San Siro” ka lënë ndjenja të përziera te zikaltrit. Trajneri Cristian Chivu, në deklaratat pas ndeshjes, pranoi keqardhjen për mungesën e fitores, por theksoi se përballë ishte një kundërshtar i fortë dhe se u pa një ndeshje me nivel shumë të lartë.

“Siç e ka shpjeguar mirë edhe Ciro Ferrara, rëndësi ka të fitosh ndeshjet e tjera. Unë flas për këtë ndeshje dhe për dy skuadra shumë të forta. Ka keqardhje, por nuk është kurrë e lehtë kundër një ekipi që të vë në vështirësi. Na mungoi qartësia për ta mbyllur, por edhe kundërshtari ishte i fortë”, u shpreh Chivu për DAZN.

Tekniku i Interit vlerësoi sidomos qëndrimin dhe dëshirën e lojtarëve për të sulmuar vazhdimisht: “Marr me vete qëndrimin, dëshirën për të shkuar gjithmonë përpara, ndonjëherë edhe të ekzagjeruar. Napoli ishte shumë i zoti për të gjetur vazhdimisht Hojlundin. Ne provuam në çdo mënyrë të qëndronim në ndeshje dhe të krijonim situata. Duke e njohur forcën e Napolit, dolëm gradualisht në lojën tonë”.

Sipas Chivu, barazimi është i drejtë për atë që u pa në fushë: “Ishim pak të gjatë në distanca, ata qarkullonin mirë topin me McTominay dhe Lobotka-n. Këtu gabuam, por lojtarët bënë presion të vazhdueshëm. Në fund rezultati i barabartë është i drejtë”.

Sa i përket gjendjes së Çalhanoglu, trajneri u tregua i kujdesshëm: “Është një lodhje muskulore, do ta vlerësojmë nesër”. Chivu përfundoi duke theksuar se kampionati do të jetë një betejë pikë për pikë deri në fund, me disa skuadra të përfshira në garën për titullin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco