Spektakolare pjesa e parë në finalen e Superkupës së Spanjës, rezultati i Barcelona-Real Madrid

Spektakolare pjesa e parë në finalen e Superkupës së Spanjës, rezultati i Barcelona-Real Madrid

20:57, 11/01/2026

Real Madridi dhe Barcelona do të kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, Superkupën e Spanjës, në finalen që po zhvillohet në Jedahh të Arabisë Saudite.

Barcelona kaloi në avantazh ndaj Realit në minutën e 36-të, me golin e shënuar nga braziliani Raphina.

Reali reagoi, duke barazuar me Vinicius në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Këtu nis spektakli dhe emocionet, pasi brenda shtesës shënohen dhe dy gola të tjerë, me Lewandowskin që kalon Barçën në epërsi (45+4’) dhe me Garcian që vulos 2-2 rezultatin e pjesës së parë (45+6’).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco