Roma mposht Sassuolon dhe i bashkëngjitet Milanit në renditje

Roma mposht Sassuolon dhe i bashkëngjitet Milanit në renditje

20:27, 10/01/2026

Në ndeshjen e parë të fazës sw dytw tw Serie A, Roma arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Sassuolos në “Olimpico”, falë golave të Manu Koné dhe Soulé.

Sassuolo nisi me guxim ndeshjen dhe portieri Svilar u tregua vendimtar në një tentativë të Ismael Koné në minutën e 15-të. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pak minuta para fundit të saj, trajneri Gasperini humbi edhe Ferguson për shkak të një dëmtimi.

Në pjesën e dytë, Sassuolo u tërhoq dhe Roma shtoi presionin. Tsimikas humbi një mundësi të artë në minutën e 54-t, Futbollisti grek u zëvendësua nga Wesley, i cili solli energji të madhe në krahun e majtë.

Ndeshja u vendos nw pjesën e dytw, kur Roma shënoi dy gola brenda dy minutave. Në minutën e 77-të, Manu Koné shënoi me kokë pas një krosimi të Soulé, ndërsa dy minuta më vonë, vetë Soulé mposhti portierin Muric pas një krosimi të ulët nga Ghilardi, i rregulluar nga El Shaarawy.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke e barazuar përkohësisht me Milanin, i cili luan nesër ndaj Fiorentinës dhe duhet të rikuperojë ndeshjen ndaj Comos. Sassuolo mbetet në vendin e fundit me 23 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco