Como barazon në frymën e fundit ndaj Bologna-s, spektakël mes Udinese-s dhe Pisa-s

Como barazon në frymën e fundit ndaj Bologna-s, spektakël mes Udinese-s dhe Pisa-s

17:16, 10/01/2026

Java e 20-të e Serie A u hap me dy ndeshje plot emocione dhe gola, ku barazimi ishte verdikti final si në “Sinigaglia”, ashtu edhe në “Stadio Friuli”.

Në Como, vendasit nisën fazën e dytë të sezonit me një 1-1 dramatik ndaj Bologna-s, duke shmangur humbjen vetëm në minutat shtesë. Që në fillim, portieri Butez u bë protagonist me një pritje spektakolare ndaj goditjes së sigurt të Cambiaghi-t.

Megjithatë, sulmuesi i Bolognës u shfaq vendimtar në minutën e 49-të, kur pas një aksioni personal shënoi golin e avantazhit për miqtë. Ndeshja mori një tjetër kthesë në minutën e 61-të, kur Cambiaghi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Bologna-n me dhjetë lojtarë.

Como shtoi presionin, Nico Paz goditi shtyllën, ndërsa një penallti e akorduar për Douvikas u anulua më pas. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Baturina shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 94-të, duke fiksuar barazimin 1-1.

Ndërkohë, në Udine u luajt një ndeshje e hapur dhe plot kthesa, që përfundoi 2-2 mes Udinese-s dhe Pisa-s. Toskanët kaluan të parët në avantazh me Tramoni-n në minutën e 14-të, por reagimi i vendasve ishte i shpejtë: Kabasele barazoi, ndërsa Davis realizoi nga pika e bardhë pas një penalltie të sinjalizuar nga VAR-i. Pisa nuk u dorëzua dhe gjeti sërish barazimin me Meister në minutën e 67-të. Në fund, shtylla i mohoi fitoren Udinese-s pas goditjes së Atta-s në minutën e 89-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco