Flick sfidon Mbappé-në: Reali nuk është vetëm një lojtar, ndaj tij kam fituar gjithmonë

Flick sfidon Mbappé-në: Reali nuk është vetëm një lojtar, ndaj tij kam fituar gjithmonë

16:55, 10/01/2026

Hansi Flick nuk shfaq asnjë shenjë shqetësimi për praninë e mundshme të Kylian Mbappé-së në finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në konferencën për shtyp, trajneri gjerman theksoi se fokusi i tij nuk është te një individ, por te forca kolektive e kundërshtarit.

“Nuk luajmë kundër Mbappé-s, por kundër Real Madridit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por përballë kemi një skuadër shumë të fortë”, – u shpreh Flick, duke relativizuar ndikimin e ‘yllit’ francez në këtë përballje vendimtare.

Tekniku i Barcelonës kujtoi precedentët e fundit, ku katalanasit kanë dalë fitues edhe kur Mbappé ishte në fushë: “Sezonin e kaluar u përballëm disa herë me Realin, katër apo pesë ndeshje, dhe Mbappé luajti gjithmonë. Megjithatë, ne fituam”.

Statistikat flasin qartë për Flick-un: dy fitore në kampionat, sukses në Superkupë dhe triumf në finalen e Kupës së Mbretit, me vetëm një humbje në pjesën e parë të këtij sezoni. Një bilanc që i jep besim trajnerit gjerman për finalen e radhës.

Mesazhi i tij mbetet i njëjtë: thelbësor është identiteti i skuadrës, jo emrat e veçantë. “Gjithçka lidhet me mënyrën se si ne duam të luajmë dhe me respektimin e filozofisë sonë. Stili i Barcelonës është ndryshe nga ai i Real Madridit”, – theksoi ai.

Sa i përket formacionit, Flick la gjithçka të hapur: “Vendimet do t’i marrim pas stërvitjes së fundit. Të gjithë lojtarët duan të jenë titullarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco