Presidenti i Egnatias, z. Demrozi, ka zbuluar zyrtarisht përforcimin e ri të skuadrës. Daniel Adjessa, 23 vjeç, është bërë pjesë e klubit kampion me një kontratë që do të zgjasë katër vite.
NĂ« njoftimin e klubit lexohet:
âDaniel Adjessa Ă«shtĂ« pjesĂ« e Egnatias. Sulmuesi ka nĂ«nshkruar pĂ«r 4 vite tĂ« ardhshme. MirĂ« se erdhe dhe suksese!â
Futbollisti ka luajtur dy edicione të fundit me Dumlupinar në kampionatin e Qipros turke, ndërsa që nga vera iu bashkua radhëve të Egnatias. Për shkak të procedurave të regjistrimit, ai nuk arriti të luante gjatë pjesës së parë të sezonit, por tani procedurat janë përfunduar dhe Adjessa do të jetë i gatshëm për ndeshjen e këtij fundjave në Kupën e Shqipërisë.
Ky transferim shënon një forcim të rëndësishëm në sulm për rrogozhinasit, që synojnë të mbrojnë titullin dhe të jenë konkurrentë në garat kombëtare.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: