E mbylli ndeshjen me Arsenalin pa asnjë goditje në portë, thyhet rekordi negativ i Liverpool-it pas 16 vitesh

E mbylli ndeshjen me Arsenalin pa asnjë goditje në portë, thyhet rekordi negativ i Liverpool-it pas 16 vitesh

18:25, 09/01/2026

Liverpool-i dhe Arsenal-i barazuan 0-0 në përballjen kryesore të javës së 21-të në Premier League, ku “Gunners” humbën mundësinë për të thelluar avantazhin ndaj Manchester City-t, skuadër e dyta në renditje.

Megjithëse Arsenali goditi një herë traversën, Liverpooli regjistroi një fakt shqetësues: nuk realizoi asnjë goditje drejt portës gjatë gjithë ndeshjes. Një situatë e tillë nuk ndodhte për “Reds” që nga marsi i vitit 2010, kur ishin mundur 0-1 nga Wigan Athletic pa arritur të testonin portierin kundërshtar.

Pas këtij rezultati, Liverpool mbetet me tri barazime radhazi dhe aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në Premier League, duke kërkuar rikthimin e formës dhe golave për të rikuperuar distancën nga liderët.

Ky episod tregon vështirësitë e Liverpoolit për të gjetur rrugën e portës në disa ndeshje kyçe, edhe pse skuadra ka treguar përmirësim në paraqitjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco