Dikur luante për Chelsea-n, ish-mesfushori belg: Po luftoj deri në frymën e fundit për jetën

Dikur luante për Chelsea-n, ish-mesfushori belg: Po luftoj deri në frymën e fundit për jetën

18:16, 09/01/2026

Lamisha Musonda, ish-mesfushor i njohur belg dhe ndërkombëtar me Kombëtaren U-21, ka përdorur rrjetet sociale për të ndarë me publikun situatën e tij shëndetësore, duke treguar se po përballet me një problem serioz, por nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Në një postim në Instagram, Musonda shkruan:

“Jeta ka shumë ngritje dhe rënie, dhe askush nuk e di vërtet dhimbjen që secili prej nesh përjeton. Këto vitet e fundit kanë qenë të vështira dhe lodhëse për mua. Me trishtim ju informoj se kam luftuar për të rikuperuar shëndetin tim, dhe kjo është arsyeja pse nuk kam mundur të jem i pranishëm në rrjetet sociale.

Duhet të pranoj se gjendja ime shëndetësore është kritike dhe jam duke luftuar vetëm për të mbijetuar. Do të vlerësoja shumë ndihmën dhe lutjet tuaja në këtë periudhë. Familja ime dhe unë po luftojmë, dhe nuk do të dorëzohem deri në frymën e fundit. Siç mund ta shihni, kam pasur një fillim të mbarë të jetës dhe ende kam shumë për të dhënë. Por ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që do të doja t’i falënderoja personalisht. Më dhemb të mendoj se ndoshta nuk do ta kem këtë mundësi.”

Musonda ka luajtur më parë për Anderlecht, ndërsa karrierën e përfundoi në vitin 2019, duke luajtur për TP Mazembe në Kongó, pas eksperiencës te Chelsea.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco