Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

E ardhmja e Kristjan Asllanit në udhëkryq: nga Serie A te 'sirena' franceze e Paris FC

E ardhmja e Kristjan Asllanit në udhëkryq: nga Serie A te 'sirena' franceze e Paris FC

16:25, 09/01/2026

E ardhmja e Kristjan Asllanit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në merkato, teksa mesfushori i Kombëtares Shqiptare pritet të ndryshojë sërish ambient në muajt në vijim. Eksperienca e tij te Torino duket se ka mbërritur në fund: edhe pse u transferua te “Demat” në formë huazimi nga Interi në verën e vitit 2025, deri në qershor 2026, trajneri Marco Baroni nuk i ka dhënë më besimin e duhur, duke e nxjerrë gradualisht nga planet e skuadrës.

Në këto kushte, Asllani do të rikthehet te Interi, por edhe aty e ardhmja e tij nuk duket e lidhur me fanellën zikaltër. Klubi nga Milano nuk e konsideron pjesë të projektit afatgjatë dhe është i hapur si për një tjetër huazim, ashtu edhe për një shitje përfundimtare. Pikërisht kjo situatë ka ndezur interesimin e disa klubeve evropiane.

Në Itali, emri i Asllanit është lidhur prej kohësh me Fiorentinën, e cila e sheh atë si një profil ideal për mesfushën, por edhe me Parma-n dhe Sassuolo-n, skuadra që historikisht kanë ditur të valorizojnë lojtarë të rinj. Në javët e fundit është përmendur edhe Girona, si një opsion interesant në LaLiga, ku stili i lojës mund t’i përshtatet cilësive të tij teknike.

Së fundmi, në skenë ka dalë “sirena” franceze: Paris FC. Sipas mediave, klubi parizien është gati të bëjë një lëvizje konkrete për mesfushorin shqiptar, edhe pse ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për blerje përfundimtare apo huazim. Për Asllanin, vendimi i radhës do të jetë thelbësor për të gjetur vazhdimësi dhe për të rilançuar plotësisht karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco