Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

UEFA ndëshkon Bayernin, 10 mijë tifozë më pak në ndeshjen e Championsit

UEFA ndëshkon Bayernin, 10 mijë tifozë më pak në ndeshjen e Championsit

15:37, 09/01/2026

Bayerni do të duhet ta mbyllë të gjithë tribunën jugore për tifozët e saj në ndeshjen e ardhshme në shtëpi në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë, ndëshkimi i vendosur nga UEFA ishte dukshëm më pak drastik.

Pas përdorimit të përsëritur të mjeteve piroteknike në tribunën jugore gjatë ndeshjeve në shtëpi në Ligën e Kampioneve, Bayerni është gjobitur me 50 mijë euro dhe është dënuar me mbylljen e pjesshme të “Alianz Arenës” nga Komiteti Disiplinor i UEFA-s.

Megjithatë, Bayerni ka njoftuar tani se e gjithë tribuna jugore do të mbetet e mbyllur për tifozët bavarezë gjatë ndeshjes së ardhshme kundër Union Seint-Zhiluaga Belgjika, më 21 janar.

“Meqë në ndeshjet në shtëpi të Bayernit nuk përdoret shitja e biletave sipas blloqeve në nivelin e poshtëm të tribunës jugore dhe të gjitha 9.336 biletat për blloqet 109-117 janë të vlefshme, është teknikisht e pamundur që klubi të anulojë në mënyrë selektive vetëm 4.800 biletat për blloqet 111-114,” shpjegoi klubi në faqen e tij zyrtare.

Për këtë arsye, të gjitha biletat për tribunën jugore do të anulohen dhe çmimi i biletës do të rimbursohet.

Drejtori ekzekutiv Jan-Kristian Dresen i kishte kritikuar ashpër tifozët menjëherë pas ndeshjes kundër Sporting Lisbonës. Fillimisht, dënimi i UEFA-s ishte pezulluar.

Megjithatë, në ndeshjen e fillim dhjetorit u ndezën sërish flakadanë dhe ndëshkimi u vu në zbatim pak më vonë.

“Madje u shqetësova se ndeshja mund të ndërpritej për shkak të dukshmërisë”, tha Dresen dukshëm i irrituar pas ndeshjes, duke e ditur se çfarë do të pasonte: “Është thjesht e papranueshme. Është e qartë se cili do të jetë ndëshkimi i UEFA-s.

Do të ketë përjashtim të pjesshëm të tifozëve në tribunën jugore”.

Shefi i Bayernit nuk mund ta shpjegonte se si mjetet piroteknike futen në stadium pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme: “Me sa duket, ata janë mjaftueshëm kreativë për ta arritur këtë herë pas here. Këtë e shohim vazhdimisht edhe në stadiume të tjera”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco