Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Real-Barcelona, caktohet gjyqtari i finales së Superkupës së Spanjës

Real-Barcelona, caktohet gjyqtari i finales së Superkupës së Spanjës

12:54, 09/01/2026

Klasikja e radhës në Spanjës vlen trofeun e parë për vitin 2026, pasi të dielën Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë për Superkupën e Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbollit bëri me dije paraditen e sotme se kjo ndeshje i është besuar një arbitri si José Luis Munuera Montero.

42-vjeçari do të gjykojë për herë të tretë një ndeshje mes dy skuadrave më të mira të Spanjës.

Precedenti i parë daton në janar të 2022-it në një gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe fitues ishte Real-i me shifrat 3-2. Ndërsa precedenti i dytë është ai i 2 marsit të 2023-it kur Barcelona mundi Real-in në transfertë 1-0 në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco