Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Manchester City zyrtarizon transferimin e sulmuesit

Manchester City zyrtarizon transferimin e sulmuesit

10:37, 09/01/2026

Klubi anglez i Manchester Cityt ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Antoine Semenyo nga Bournemouthi.

Ekipi i Pep Guardiolës nuk ka qëndruar duarkryq as gjatë këtij afati kalimtar dimëror, pasi ka bërë tashmë një transferim të madh.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Semenyo, i cili është transferuar në “Etihad” pas shkëlqimit me Bournemouthin në Ligën Premier.

“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Antoine Semenyo nga AFC Bournemouth.

26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin ‘Etihad’ deri në vitin 2031”, thuhet në njoftim.

Sipas mediave britanike, transferimi i Semenyos i ka kushtuar Cityt rreth 75 milionë euro, teksa do ta mbajë fanellën me numër 42.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco