Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Porta e Barcelonës thyen rekorde, pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol

Porta e Barcelonës thyen rekorde, pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol

16:48, 08/01/2026

Barcelona po impresionon jo vetëm me fuqinë e saj sulmuese, por edhe me soliditetin mbrojtës. Fitorja e thellë 5–0 ndaj Athletic Bilbaos në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ishte një tjetër dëshmi e formës së shkëlqyer të katalanasve, të cilët kanë mbajtur portën të paprekur për pesë ndeshje radhazi, një arritje që barazon një rekord të vendosur në vitin 2020.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka shënuar plot 53 gola në 19 javë të LaLiga-s, por paralelisht po tregon edhe ekuilibër të admirueshëm në prapavijë. Hera e fundit që Barcelona pësoi gol ishte më 9 dhjetor, në ndeshjen e Champions League ndaj Eintracht Frankfurt-it, e fituar 2–1. Që nga ajo sfidë, katalanasit kanë zhvilluar pesë takime pa pësuar asnjë gol: Osasuna (2–0), Deportivo Guadalajara (2–0), Villarreal (2–0), Espanyol (2–0) dhe Athletic Bilbao (5–0). Këto ndeshje përfshijnë tri të LaLigës, një të Kupës së Mbretit dhe një të Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Në katër prej këtyre përballjeve, porta është mbrojtur nga Joan García, ndërsa në ndeshjen e Kupës së Mbretit ishte Marc-André ter Stegen ai që ruajti portën pa pësuar gol. Një rotacion që ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Barcelona nuk arrinte pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol që nga viti 2020, në kohën e Quique Setién. Ndërkohë, një seri njëmujore pa pësuar gol nuk ishte parë që nga viti 2014, me Luis Enrique në stol.

Tani, objektivi i radhës për ekipin e Flick është thyerja e rekordit prej tetë ndeshjesh pa pësuar gol, i vendosur mes sezoneve 2015–2016 dhe 2016. Një sfidë ambicioze, por forma aktuale e Barcelonës lë të kuptohet se ky rekord është më pranë se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco