Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Ish-arbitri që urrente Jurgen Klopp dënohet me 9 muaj heqje lirie

Ish-arbitri që urrente Jurgen Klopp dënohet me 9 muaj heqje lirie

15:22, 08/01/2026

Telashet për David Coote nuk kanë të mbaruar. Ish-arbitri i Premier League është dënuar nga një gjykatë në Angli me 9 muaj heqje lirie pasi në kompiuterin e tij u gjet një material ku subjekt ishte një 15-vjeçar, i cili po kryente marrëdhënie seksuale.

Cotte nuk do të vuajë asnjë ditë pas hekurave pasi gjykata ka pranuar apelin e tij duke pezulluar për dy vite dënimin.

David Coote është përfshirë edhe në disa skandale të tjera.

Ai që e detyroi të hiqte dorë nga karriera e tij sportive kishte lidhje me videon në të cilën ish-arbitrti, nën efektin e kokainës, rrëfente për vendimet e marra në fushë në dëm të Liverpool-it pasi urrente trajnerin Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco