Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Milani ‘ëndërron’ Vlahovic, Tare takohet me agjentin e sulmuesit serb

Milani ‘ëndërron’ Vlahovic, Tare takohet me agjentin e sulmuesit serb

12:28, 26/12/2025

Igli Tare i dhuroi Allegri-t një “pykë” të re për fazën sulmuese, Niclas Fullkrug, por “bomberi” gjerman shihet si një zgjedhje emergjence, pasi goditjen e vërtetë Tare e ka planifikuar për në verë, në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, goditja e madhe quhet Dusan Vlahovic. Prej kohësh, Tare po punon për këtë objektiv, po përpiqet të bind Vlahovic që të mos rinovojë kontratën e tij me Juventusin, në mënyrë që të largohet falas nga Torino.

Javën e shkuar, agjenti i Vlahovic, Darko Ristic, është takuar me Igli Taren pikërisht për të diskutuar mbi mundësinë për t’u transferuar në Milano në fund të këtij sezoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco