Numri një i pankinës së Interit, Cristian Chivu, është shpallur “Trajneri i Vitit” në Rumani për vitin 2025.
Duke folur për “Gazetën Sporturilor” nëpërmjet “FCInterNews”, 45-vjeçari tregoi entuziazmin e tij për marrjen e këtij çmimi të rëndësishëm.
“Do të qëndroja te Parma, do të rinovoja kontratën. Por Interi më kontaktoi pas largimit të Inzaghit dhe pata fatin të emërohesha trajneri i kësaj skuadre.
Tek Interi nuk ka kurrë paqe, je gjithmonë nën presionin e rezultateve. Luan çdo tri ditë, nuk ke kohë as për stërvitje”, – tha Chivu.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: