Ndërsa Liverpooli përgatitet për ndeshjen e 18-të të Premier League ndaj Wolverhamptonit, trajneri Arne Slot ka ndarë një mesazh të veçantë për tifozët dhe për kujtimin e Diogo Jota-s, sulmues portugez që humbi jetën në një aksident rrugor gjatë muajit korrik. Jota, i cili kishte veshur fanellat e të dyja skuadrave, do të mungojë për herë të parë në këtë takim, duke e bërë humbjen edhe më të ndjeshme.
“Është Krishtlindja e parë pa të, por ndjenja e humbjes do të jetë veçanërisht e fortë të shtunën, kur për herë të parë do të përballen skuadrat angleze ku Diogo ka luajtur para largimit të tij tragjik,” shkruan Slot, duke dërguar gjithashtu një mendim të ngrohtë për familjen e lojtarit.
Trajneri holandez shton se ekipi do të përpiqet të mbyllë vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Në javët e fundit kemi bërë përparim, por na është e qartë se ka ende shumë për të përmirësuar. Kjo periudhë e vitit na bën të reflektojmë mbi gjithçka që ka ndodhur gjatë 12 muajve të fundit dhe kjo më sjell veçanërisht te mendimi për familjen e Diogo Jotës në Krishtlindjen e tyre të parë pa të. Nuk më takon të tregoj ku mund të gjejnë ngushëllim, por shpresoj që dashuria dhe afeksioni që Diogo ende krijon të sjellë pak lehtësim për ta,” përfundon Slot.
Liverpooli, kampion në fuqi i Premier League, renditet i pesti në tabelë, dhjetë pikë pas liderit Arsenal, ndërsa ekipi përgatitet për sfidën që premton të jetë emocionuese dhe ndryshe për të gjithë ata që e mbajnë mend Diogon.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: