Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Liverpooli hedh sytë nga Vlahovici, ofertë 20 milionë euro për Juventusin

Liverpooli hedh sytë nga Vlahovici, ofertë 20 milionë euro për Juventusin

16:39, 25/12/2025

Liverpooli është aktivizuar fuqishëm në merkato në kërkim të një sulmuesi, pas dëmtimit të rëndë të Alexander Isak, i cili do të mungojë të paktën dy muaj pas frakturës së fibulës të pësuar në ndeshjen e fundit të Premier League kundër Tottenhamit. Në këtë kontekst, një nga emrat që ka përfunduar në listën e dëshirave të “Reds” është ai i Dusan Vlahoviç-it.

Sulmuesi serb ka kontratë me Juventusin deri më 30 qershor dhe situata e tij po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Sipas asaj që raporton ‘TuttoJuve.com’, Liverpooli është gati të paraqesë një ofertë prej 20 milionë eurosh që në afatin kalimtar të janarit, një shifër që mund ta bindë klubin bardhezi ta lëshojë lojtarin, për të shmangur rrezikun e humbjes së tij pa pagesë në verë.

Strategjia e klubit anglez është e qartë: duke e mbyllur marrëveshjen në dimër, Liverpooli synon të sigurojë Vlahoviç-in me një kosto më të ulët se vlera reale e tij në treg, duke shfrytëzuar situatën kontraktuale të sulmuesit me Juventusin. Për këtë arsye, kontaktet e para me drejtuesit bardhezi tashmë kanë nisur dhe nuk përjashtohet që oferta zyrtare të mbërrijë shumë shpejt.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë qëndrimi i vetë Vlahoviç-it. Sulmuesi nuk ka qenë plotësisht i hapur ndaj largimit as gjatë verës së kaluar dhe nuk është e sigurt nëse do të pranojë të largohet nga Juventusi gjashtë muaj përpara përfundimit të kontratës. Në këtë situatë, edhe qëndrimi i stafit teknik të drejtuar nga Luciano Spalletti do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco