Barcelona e ka bërë për vete sulmuesin anglez, Marcus Rashford, i cili është i qartë për të ardhmen.
“Për sa më takon mua, nuk kam dyshime për të ardhmen: dua të qëndroj te Barcelona”, – ka thënë sulmuesi.
Rashford u bashkua me Barcelonën në verë, kur u huazua nga Manchester United.
Katalanasit kanë edhe një opsion blerjeje për anglezin. Nëse vendosin të paguajnë 30 milionë euro, atëherë huazimi shndërrohet në blerje përfundimtare dhe lojtari i përket Barcelonës.
Drejtuesit e klubit spanjoll ende nuk janë shprehur në lidhje me blerjen ose jo të Rashford, i cili deri në këtë periudhë të sezonit ka bërë paraqitje të mira.
Sulmuesi dëshiron të vazhdojë me katalanasit, por në mes janë 30 milionë eurot dhe drejtusit e klubit duhet të jenë të bindur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: