Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shfaqet një klauzolë, Ylber Ramadani mund të zgjatë kontratën në Serinë A

Shfaqet një klauzolë, Ylber Ramadani mund të zgjatë kontratën në Serinë A

10:50, 25/12/2025

Pjesa e parë e vitit 2026 do të jetë shumë e rëndësishme më Ylber Ramadanin.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, hyn në muajt e fundit të marrëveshjes që ka me klubin e Leçes dhe pritet të vendosë për të ardhmen e tij.

Por sipas mediave italiane, një klauzolë në kontratë favorizon vazhdimësinë e tij te Leçe.

Ramadani është kthyer përsëri një titullar fiks nën urdhrat e trajnerit Euzebio Di Françesko dhe për këtë arsye, te Leçe e shohin si një lojtar të rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Ndaj palët pritet të ulen në tavolinën e bisedimeve për rinovimin me klubin që ka nëj “as nën mëngë” në këtë aspekt.

Në raportimet e mediave theksohet se Leçe ka vendosur një klauzolë për zgjatjen me një tjetër vit të kontratës së Ramadanit në momentin e firmës dhe në rastin më të keq, do të aktivizojë këtë klauzolë për të mbajtur edhe një edicion futbollistin shqiptar, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për një kontratë të re afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco