Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

VIDEO/ Jasir Asani realizon një gol kryevepër në Champions League të Azisë

VIDEO/ Jasir Asani realizon një gol kryevepër në Champions League të Azisë

09:35, 25/12/2025

“Magjia” e Jasir Asanit vijon të ketë efekt, vijon të dhurojë spektakël, këtë herë në Champions League e dytë aziatike. “Sallaksi” kuqezi realizoi një gol shumë të bukur në xhiron e 6-të në Grupin A, në sfidën kundër Al-Muharraq, skuadër nga Bahrejnin.

Me një veprim tipik të tijin, me një goditje të saktë nga distanca, Asani tundi rrjetën duke firmosur në golin e tretë për ekipin e tij Esteghlal.

Falë këtij suksesi, skuadra nga Irani renditet në vendin e dytë në Grupin A në kuotën e 8-të pikëve.

Ky ishte goli i dytë i Asanin në Champions League aziatike. Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi u vlerësua nga “SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat me notën 7,6, një nga lojtarët më notën më të lartë në këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco