Napoli sulmon ashpër Allegrin: 33 kamera kanë fiksuar fyerjet ndaj Orialit

Napoli sulmon ashpër Allegrin: 33 kamera kanë fiksuar fyerjet ndaj Orialit

09:27, 19/12/2025

Napoli ka reaguar me një komunikatë shumë të ashpër ndaj trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, duke e akuzuar për fyerje të rënda ndaj Gabriele Orialit, koordinator i stafit teknik napolitan, gjatë gjysmëfinales së Superkupës Italiane.

Në deklaratën zyrtare, klubi nga Napoli shpreh dënimin e plotë për sjelljen e teknikut kuqezi:

“SSC Napoli dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, i cili gjatë gjysmëfinales së Superkupës Italiane, në prani të dhjetëra personave pranë fushës dhe drejtpërdrejt në transmetim televiziv, ka fyer rëndë dhe në mënyrë të përsëritur Gabriele Orialin, duke përdorur terma ofendues”.

Më tej, klubi thekson se episodi nuk duhet të kalojë pa u vënë re:

“Shpresojmë që kjo sjellje agresive, plotësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa pasoja, aq më tepër kur dihet se eventi është prodhuar me 33 kamera, çka e bën të pamundur që ajo që ka ndodhur të mos konstatohet”.

Komunikata e Napolit e rrit ndjeshëm tensionin pas përballjes së nxehtë në Riad dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme, si në aspektin disiplinor ashtu edhe në reagimet nga pala e Milanit dhe vetë Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco