Në “Kennedy Center” në Uashington të SHBA-së, u hodh shorti për fazën finale të Kupës së Botës 2026, shkruan Syri,net.
Në “play-off” të Botërorit është edhe Shqipëria, që nëse kualifikohet do të jetë në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht me Poloninë në Warshavë me 26 mars dhe nëse fitojnë, për kualifikimin në Botëror do të luajnë më 31 mars kundër fituesit të çiftit Suedi-Ukrainë.
Përsa i përket shortit një prej pretendenteve kryesore, Gjermania, ka rënë në një grup tepër të lehtë me ekipe si Ekuadori, Bregu i Fildishtë dhe Curaçao.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: