Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, beson plotësisht se Kupa e Botës 2026 do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.
Ai në hapjen e ceremonisë së shortit për Kupën e Botës deklaroi se mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin eventin madhështor, që do të mbahet nga 11 qershori.
“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori. Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe përreth botës.
Kjo është si të zhvillohen 104 Super Bowls brenda një muaji. Është e magjishme. Sonte jemi këtu për të festuar”, deklaroi Infantino.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: