Dy klube angleze mbajnë nën vëzhgim Roko Vatën, kartoni kushton 20 milionë paundë

Dy klube angleze mbajnë nën vëzhgim Roko Vatën, kartoni kushton 20 milionë paundë

16:08, 30/11/2025

Roko Vata është në vëzhgim nga Fulham dhe Cristal Palace. Dy klubet e Premier Ligë kanë shprehur interesim për Vatën, që sipas “Daily Mail” do të duhen 20 milionë paundë për t’i blerë kartonin.

Talenti shqiptar që vendosi të përfaqësojë Irlandën ka kontratë edhe për 3 vite me Watford.

Ky klub militon në Championship ku Vata mungon prej disa ndeshjesh për shkak dëmtimi.

Interesant është fakti se sulmuesi anësor është në kohë për të ndryshuar përfaqësuese.

Në rast se ekziston dëshira mes palëve, 20-vjeçari mund të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco