Manchester United rikthehet te fitoret, triumfon me përmbysje ndaj Crystal Palace

Manchester United rikthehet te fitoret, triumfon me përmbysje ndaj Crystal Palace

15:58, 30/11/2025

Manchester United ka marrë fitore të madhe me përmbysje në udhëtim me Crystal Palace 1-2.

Ishte skuadra vendase e cila bëri më mirë në pjesën e parë dhe krijoi edhe epërsinë.

Në minutën e 36-të Jean Mateta realizoi nga penalltia për 1-0. Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshjeje.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për “Djajtë e Kuq”, kur në minutën e 54-të Joshua Zirkzee realizoi pas asistimit të Bruno Fernandes për 1-1.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount i cili realizoi për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati dhe “Djajtë e Kuq” arritën të mbanin epërsinë.

Me këtë fitore United ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë, ndërsa Crystal Palace është i shtati me 20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco