Botërori 2026, Ambasada e SHBA ka një njoftim për të gjithë sportdashësit që duan viza

Botërori 2026, Ambasada e SHBA ka një njoftim për të gjithë sportdashësit që duan viza

10:30, 30/11/2025

Botërori  i futbollit në vitin 2026 do të mbahet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Për këtë qëllim ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë sportdashësit dhe qytetarët që duan të pajisen me një vizë për të ndjekur këtë eveniment botëror sportiv.

‘Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI!’, thuhet në një njoftim të ambasadës së SHBA në Tiranë të shpërndarë në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco