VIDEO/ Ernest Muçi magjeps me një gol spektakolar në Turqi

VIDEO/ Ernest Muçi magjeps me një gol spektakolar në Turqi

20:50, 29/11/2025

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, pjesë e Trabzonspor-it, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në kampionatin turk, kundër Konyaspo-rit. Lojtari ekzekitoi një goditje e lirë, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar dhe duke mahnitur tifozët dhe bashkëlojtarët.

Ky ishte goli i tretë, që vulosi fitoren 3-1 të Trabzonspor-it.

 

 

Ajo që e bën golin edhe më të veçantë është fakti që u shënuar nga një “kënd i vdekur”, ku Muçi tregoi teknikë të lartë dhe saktësi maksimale, duke e bërë realizimin thuajse të pamundur. Reagimi i shokëve të skuadrës pas golit tregon qartë vështirësinë dhe bukurinë e aksionit.

Muçi po kalon një periudhë të mirë në Superligën Turke dhe synon të vazhdojë me ritmin e tij pozitiv, me shpresën që të ftohet sërish nga Sylvinho te Kombëtarja e Shqipërisë. Ky gol është një sinjal i qartë i rikthimit të tij në formë dhe një motiv shtesë për të mbajtur vendin e tij te përfaqësuesja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco