Java e dymbëdhjetë e Bundesligës solli emocione të forta dhe përmbysje dramatike, me Bayern Munihut që arriti një fitore vuajtëse 3-1 ndaj St. Paulit falë dy golave në minutat shtesë. Miqtë u befasuan që në minutën e 6-të, kur Hountondji shënoi për St. Paulin, duke vendosur presion mbi bavarezët. Megjithatë, kampionët reaguan me durim dhe barazuan pak para pushimit me Guerreiro në minutën e 44-të.
Pjesa e dytĂ« pa Bayernin tĂ« dominonte, por goli i avantazhit erdhi vetĂ«m nĂ« sekondat e fundit: Luis DĂaz nĂ« minutĂ«n e 93-tĂ« dhe Jackson nĂ« tĂ« 96-Ă«n vulosĂ«n pĂ«rmbysjen dhe fitoren 3-1, duke shmangur njĂ« tjetĂ«r hap fals nĂ« kampionat.
Emocionet nuk munguan as në ndeshjet e tjera. Werder Bremeni u ndëshkua në minutat shtesë, kur Köln arriti të barazojë 1-1, duke i hequr vendasve një fitore të merituar. Ndërkohë, Union Berlini përjetoi një goditje të rëndë në shtëpi, teksa Heidenheimi përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1 me një paraqitje të shkëlqyer në fund të takimit.
Spektakël dha edhe Hoffenheimi, që nuk pati mëshirë për Augsburgun dhe triumfoi 3-0, duke konfirmuar formën e mirë dhe ritmin e lartë në kampionat.
Bundesliga vazhdon të dhurojë ritëm, gola dhe përmbysje, me çdo javë që sjell histori të reja dhe sfida të papritura.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: