Tetova pas fitores: Ishim të shthurur, por terreni na penalizoi, rëndësi kishin 3 pikët

Tetova pas fitores: Ishim të shthurur, por terreni na penalizoi, rëndësi kishin 3 pikët

16:29, 29/11/2025

Egnatia mori një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e javës së 13-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri Edlir Tetova analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke mos fshehur problemet e pjesës së parë.

“S’luajtëm mirë në fillim, ishim të shthurur dhe bëmë shumë gabime në pasime. Me atë performancë, meritonim ta pësonim golin, por Dajsinani ishte i jashtëzakonshëm,” u shpreh Tetova. Ai theksoi se terreni i fushës ndikoi dukshëm në lojë. “Nga TV mund të duket në rregull, por në terren kishte probleme. Lojtarët më thanë se ishin të detyruar ta preknin topin dy herë për të pasuar saktë.”

Sa i përket zëvendësimeve, trajneri deklaroi se vetëm Bakayoko kishte minuta në ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit, ndërsa krahët e sulmit vinin të freskët. “Kishte pak ego personale në sulm, por në pjesën e dytë u punua më mirë. Megjithatë, në mbrojtje patëm disa çrregullime në mekanizëm,” shtoi ai.

Tetova vuri në dukje se rastet e Tiranës erdhën kryesisht nga gabimet në qarkullimin e topit të ekipit të tij, jo nga presioni i kundërshtarit. “Në pjesën e dytë arritëm të gjenim balancën,” tha ai.

Për objektivin e kreut, trajneri mbetet i kujdesshëm: “Duhet t’i marrim ndeshjet javë pas jave. Ka ende shumë për të parë. E rëndësishme është që ekipi të ruajë manovrën dhe të luajë futbollin tonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco