Milani do të zbresë sonte në fushë pa një nga lojtarët e tij më vendimtarë. Kristian Pulisiç, i cili ka qenë ndër protagonistët kryesorë të kuqezinjve këtë sezon, nuk do të luajë në sfidën ndaj Lacios, që zhvillohet në orën 20:45 në “San Siro”.
Që prej ditës së djeshme ekzistonte frika për mungesën e tij, dhe tashmë raportimet nga mediat italiane e kanë bërë të qartë se sulmuesi amerikan është pezulluar për shkak të një dëmtimi muskulor. Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, ai kërkon kujdes dhe shmangie të rreziqeve të mëtejshme.
Rrezikon edhe çerekfinalen e Kupës së Italisë
Stafi mjekësor i Milanit ka vendosur ta vëzhgojë lojtarin ditë pas dite, duke mos nxituar me rikthimin. Kjo do të thotë se Pulisiç mund të humbasë edhe ndeshjen e ardhshme ndaj Lacios, e cila luhet të enjten për çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Në këtë moment të rëndësishëm të sezonit, Milani detyrohet të përballojë dy sfida të njëpasnjëshme pa një nga pikat e tij më të forta në fazën sulmuese, ndërsa shpreson që Pulisiç të rikuperohet sa më shpejt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: