UEFA i buzëqesh sërish Italisë: vendi i pestë në Champions League nuk duket më një ëndërr

UEFA i buzëqesh sërish Italisë: vendi i pestë në Champions League nuk duket më një ëndërr

21:46, 28/11/2025

Performanca e shkëlqyer e klubeve italiane në javën e fundit europiane ka ringjallur ambiciet për të siguruar pesë vende në Champions League për sezonin 2026-2027. Me pesë fitore në shtatë ndeshje, vetëm Interi dhe Fiorentina u mposhtën, Italia ka bërë një kërcim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-s.

Aktualisht, Italia renditet në vendin e tretë me 9.571 pikë, shumë pranë Gjermanisë, e cila mban vendin e dytë me 9.857 pikë dhe që, ashtu si italianët, ka shtatë ekipe në garë. Në krye qëndron Anglia me një diferencë të madhe, 10.944 pikë, falë rezultateve të nëntë skuadrave të saj në Champions, Europa dhe Conference League.

Kontributi i klubeve italiane

Fitoret e Juventusit dhe Napolit kanë qenë vendimtare, por triumfi i Atalantës ndaj Eintracht Frankfurtit, një rivale direkte në garën për koeficient, ka pasur peshën më të madhe. Në përgjithësi, Interi, para humbjes në Madrid, kishte ndjekur një rrugëtim perfekt, ndërsa Atalanta vazhdon të jetë në luftën për Top-8. Më pas vijojnë në renditje Juventusi, Napoli, Fiorentina, Bologna dhe Roma.

Megjithatë, gara mbetet e ngushtë. Portugalia, në vend të katërt, është vetëm 171 pikë larg, ndërsa sfida e ardhshme Benfica–Napoli mund të rezultojë vendimtare jo vetëm për të kaltrit, por për gjithë llogaritë e koeficientit. Italia mbetet plotësisht në garë për vendin e dytë dhe me këtë ritëm, pesë skuadra në Champions nuk duken aspak një mirazh.

Renditja aktuale e UEFA-s

Anglia (9 ekipe) – 10.944

Gjermania (7 ekipe) – 9.857

Italia (7 ekipe) – 9.571

Portugalia (4 ekipe) – 9.400

Polonia (4 ekipe) – 9.375

Qipro (3 ekipe) – 9.250

Spanja (8 ekipe) – 9.250

Franca (7 ekipe) – 8.267

Danimarka (2 ekipe) – 8.125

Greqia (4 ekipe) – 7.100

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco