Legjenda braziliane: Marcelo është mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Real Madridit

Legjenda braziliane: Marcelo është mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Real Madridit

21:38, 28/11/2025

Roberto Carlos, një ndër mbrojtësit e majtë më ikonikë në historinë e futbollit botëror dhe një legjendë e Real Madridit, ka bërë një deklaratë të fortë duke vlerësuar lart pasardhësin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në një intervistë për podcastin ‘Obi One’, ish-‘ylli’ brazilian theksoi se Marcelo është mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Real Madridit, madje më i kompletuar se ai vetë.

“Marcelo është më i miri në historinë e Real Madridit,” – u shpreh Carlos. “Ai i kishte të gjitha. Ajo që mund të bënte me topin ishte diçka e pabesueshme.”

Carlos kujtoi edhe ndikimin e tij personal në transferimin e Marcelos te ‘Los Blancos’:

“E solla unë te Real Madridi dhe e pashë të fitonte Liga të Kampionëve e Kupën e Botës për Klube. Ishte fantastik. Ai dinte të sulmonte, të shënonte, të driblonte, çdo gjë që kërkohet për mbrojtësin modern.”

Deklarata e legjendës braziliane përputhet me opinionin e shumicës së tifozëve dhe analistëve, që e konsiderojnë Marcelon një lojtar revolucionar në pozicionin e tij. Me teknikën, kreativitetin dhe rolin vendimtar në periudhën e artë të Real Madridit, ai u bë një simbol i asaj që përfaqëson futbolli modern në krahun e majtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco