Gvozdenovic: Dominuam ndeshjen, meritonim më shumë se një pikë

Gvozdenovic: Dominuam ndeshjen, meritonim më shumë se një pikë

21:27, 28/11/2025

Elbasani mori një pikë të rëndësishme në sfidën e javës së 13-të të Superiores ndaj Partizanit, duel që u mbyll 0-0 në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar karakterin dhe lojën e verdhebluve.

“Jam i kënaqur dhe krenar për djemtë. Me 25 pikë në krye të renditjes, situata është shumë e mirë për ne. Fillimin e patëm më të fortë, më pas pati një moment kur Partizani reagoi, por në pjesën tjetër të ndeshjes e morëm ne kontrollin. Na mungoi vetëm goli.”

Tekniku serb theksoi se Elbasani ishte më pranë fitores:

“Sipas mendimit tim ishim më afër golit. Ky barazim ka vlerë, sepse në këtë kampionat çdo pikë është e rëndësishme dhe rruga është shumë e gjatë. Mbrojtja jonë funksionoi mirë, sidomos në momentet kur nuk e kishim topin.”

Gvozdenovic pranoi se skuadra bëri disa gabime në pasimet vendimtare:

“Është e vërtetë që humbëm disa topa kur patëm hapësirë përpara. Duhet t’i rregullojmë këto momente, sepse ishte gabimi ynë sot.”

Pyetur për mungesën e sulmuesit Tsague, trajneri nuk e fshehu se ajo ndikoi:

“Tsague ishte në formë me 4 gola në 4 ndeshje. Mund të ketë pasur ndikim mungesa e tij, por jam i kënaqur me lojtarët që ishin në fushë. Ritmi në pasime nuk ishte ai që duhet, edhe sepse Partizani ishte i fortë në mbrojtje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco