Martini, autokritik: Nuk jemi mirë, humbja ndaj Teutës ishte e merituar

Martini, autokritik: Nuk jemi mirë, humbja ndaj Teutës ishte e merituar

21:24, 28/11/2025

Humbja ndaj Teutës ka lënë një shije të hidhur te Vllaznia, e cila pas 13 javësh largohet nga kreu i Superiores. Trajneri shkodran Edi Martini nuk kërkoi justifikime dhe bëri një analizë të drejtpërdrejtë të dobësive që pa në fushë.

“Jam shumë i mërzitur me rezultatin dhe me lojën. Nuk jemi aty ku duhet të jemi. Kur nuk ke ditë të mirë, minimalja është të mbyllësh ndeshjen në barazim. Kemi dy-tri javë që nuk po funksionojmë si duhet. Katër apo pesë lojtarë janë larg nivelit të tyre.”

Martini zbuloi edhe problemet fizike të disa prej titullarëve: “Yago kishte shqetësim dhe kërkoi të dilte sot. Edhe Bismarku e Kallaku janë në të njëjtën gjendje. Nuk jam i kënaqur me lojën, edhe pse u përpoqëm të reagonim. Realiteti është që nuk jemi në moment të mirë.”

Trajneri shtoi se edhe Murataj vuajti probleme fizike, ndërsa faza ofensive ka qenë e ngarkuar gjatë javës, çka ndikoi në performancë: “Lojtarët janë sforcuar dhe nuk janë në ritmin normal. Nuk e mendoja që do të humbnim. Mund të pranoja një barazim, por jo këtë rezultat.”

Vllaznia del e zhgënjyer nga kjo ndeshje, ndërsa presioni për rikthim te rezultatet pozitive rritet ndjeshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco