Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i planifikuar të luhet më 7 dhjetor në kuadër të javës së 15-të të Superiores, ka marrë sot një zhvillim të rëndësishëm. Bardheblutë kanë vendosur të surprizojnë tifozët duke zyrtarizuar, plot 9 ditë para ndeshjes, stadiumin ku do të zhvillohet sfida e shumëpritur.
Klubi njoftoi se derbi do të luhet në “Air Albania Stadium”, ndërsa paralelisht janë hapur edhe shitjet e biletave për këtë supersfidë, që konsiderohet jetike për objektivat e të dyja skuadrave.
Çmimet e biletave për derbin
Tirana ka publikuar edhe tarifat zyrtare për sektorët e ndryshëm të stadiumit:
Interesi për ndeshjen pritet të jetë shumë i lartë, ndërsa klubi bardheblu synon të krijojë atmosferën më të zjarrtë të sezonit në “Air Albania”, teksa përgatiten për një nga sfidat më vendimtare të kampionatit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: