VIDEO/ Tifozi ndihet keq në tribunë, i shkon në ndihmë autoambulanca, ndërpritet përkohësisht Skënderbeu-Lushnja

17:31, 28/11/2025

Ndeshja që u zhvillua mes Skënderbeut dhe Lushnjës në Korçë (pjesa e e parë është mbyllur me fitoren 2-3 të skuadrës lagunare) është ndërprere rreth minutës së 80-të për shkak të një incidenti të ndodhur në tribunën përballë.

Siç kuptohet edhe nga pamjet filmike, një tifoz i Skënderbeut është ndier keq dhe ky moment ka bërë që gjyqtari të ndërpriste takimin, teksa mejëherë në ndihmë i ka shkuar autombulanca që ndodhej në stadium.

Nuk ka informacione për gjendjen e tifozët, por pas një ndërprerjeje të shkurtër takimi ka vijuar normalisht.

Sa i përket kronikës së pjesës së parë, golat për vendasit u shënuan nga Moreira Alves Estrella dhe Abiodoun. Ndërkohë që për miqtë, rrugën e rrjetës e gjetën Kamissoko, Kaçanolli dhe Ribaudo.

Gjatë pjesës së dytë, Skënderbeu gjen edhe dy gola të tjerë me Çuçkën dhe Naser, duke marrë një fitore me përmbysje

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco