Verón pezullohet 6 muaj nga Federata: Urdhrin për nderimin me shpinë e dhashë unë

Verón pezullohet 6 muaj nga Federata: Urdhrin për nderimin me shpinë e dhashë unë

16:38, 28/11/2025

Juan Sebastián Verón është dënuar me gjashtë muaj pezullim nga Federata e Futbollit Argjentinas (AFA), pasi mori përsipër përgjegjësinë për episodin tashmë të famshëm të “pasillo de espaldas” (nderimi me shpinw) para ndeshjes Estudiantes–Rosario Central. Vendimi ka ngritur më tej temperaturën dhe kritikat ndaj AFA-s, veçanërisht pas shpalljes së kontestuar të titullit të ri, atij të “kampionit të kampionatit”, që i jepet skuadrës me më shumë pikë në total mes Aperturës dhe Clausurës.

Ky titull u komunikua vetëm pak ditë përpara sfidës midis Rosario Central dhe Estudiantes, pa u konsultuar me klubet e tjera, duke shtuar pakënaqësinë dhe tensionet.

Ish-mesfushori i Sampdorias, Parmës, Lazios dhe Interit, sot president i Estudiantes, foli hapur për arsyen pse lojtarët e tij u kthyen me shpinë gjatë ceremonisë së nderimit për Di Marian dhe shokët e tij:

“Po, unë e dhashë urdhrin që skuadra të qëndronte me shpinë. E bëmë sepse u ndiem të kërcënuar dhe të detyruar të merrnim pjesë në diçka që nuk iu kërkua skuadrave të tjera. Pse nuk u bë me Independiente de Mendoza-n? Pse jo me Central Córdoba? Pse vetëm me Estudiantes? Pse duhet të më detyrosh?”

Sipas Verón-it, trajtimi i pabarabartë dhe presioni i ushtruar nga organet drejtuese nuk mund të pranoheshin.

Presidenti i Estudiantes vazhdoi duke akuzuar AFA-n për vendime të orientuara kundër klubit të tij:

“Në fund, ajo që bëjnë është të kufizojnë lirinë e shprehjes së lojtarëve në mjedisin e tyre të punës. Ka vendime të orientuara, ka një qëllim të qartë për të vepruar kundër Estudiantes.”

Pezullimi i Verónit pritet të ndezë edhe më shumë debatin në futbollin argjentinas, ku situata politike dhe sportive mes klubeve dhe AFA-s është në një pikë maksimale tensioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco