Polonia zyrtarizon stadiumin për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Polonia zyrtarizon stadiumin për ndeshjen ndaj Shqipërisë

09:38, 28/11/2025

Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-of”-it të Botërorit 2026 do të luhet në stadiumin “Narodovi” të Varshavës.

Federata Polake e Futbollit zyrtarizoi impiantin për takimin e rëndësishëm, i cili ka një kapacitet prej afro 59 mijë vendesh dhe pritet të jetë plotësisht i ezauruar.

Referuar rregullores së UEFA-s, për tifozërinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë.

Gjysmëfinalja mes dy kombëtareve, ku fituesi përcaktohet vetëm me një ndeshje, do të zhvillohet më datën 26 mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco