Pas dy muajve pa gol, sulmuesi Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.
Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi për të zhbllokuar rezultatin në përballjen e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.
Daku mori topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, ku dribloi mbrojtësin dhe pastaj me një goditje të saktë nuk dështoi nga afërsia (75’).
Ky gol do t’i japë besim të madh Dakut, i cili ka vuajtur për gol këtë periudhë, si dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: