Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Arrestohet për herë të katërt ish-lojtar i Premier League

Arrestohet për herë të katërt ish-lojtar i Premier League

10:14, 21/11/2025

Sulmuesi brazilian dhe ish-lojtari i Manchester Cittt, Xho, është arrestuar nga policia në Brazil, për të katërtën herë.

Kjo pasi gjykata po kërkon nga braziliani, që të paguajë tarifat e mirëmbajtjeve të fëmijëve dhe i detyrohet 31.500 stërlina.

Vitin e kaluar, ish-lojtari i kombëtares braziliane u ndalua dy herë në Kampinas dhe një herë në Kontagem për të njëjtën çështje.

Ish-e dashura e tij, Maiara Kuideroli, komentoi shpejt mbi raportet për arrestimin e Xho në vitin 2024, megjithëse nuk dihet nëse borxhi lidhet me djalin e tyre, Zhoao Gabriel.

Kuideroli tha në një video të postuar në Instagram: “Unë zgjodha baba për djalin tim…”.

Xho, njihet për aventurat e tij në Premierligë te Mançester Siti, Evertoni si dhe luajti për skuadrat e njohura si CSKA Moskës dhe Gallatasarajit.

Ai po ashtu luajti me Kombëtaren Braziliane, ku fitoi dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2013.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco