Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

VIDEO/ Açerbi bën sherr me tifozin e PSG-së: Jam i çmendur, do të të rrah deri në vdekje

VIDEO/ Açerbi bën sherr me tifozin e PSG-së: Jam i çmendur, do të të rrah deri në vdekje

09:20, 21/11/2025

Në një mënyrë ose në një tjetër, në periudhën e fundit, është gjithmonë Françesko Açerbi ai që përfundon në qendër të polemikave.

Pasi refuzoi ftesën e Spaletit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe humbjes së thellë në finalen e Ligës së Kampioneve kundër PSG-së, tani listës i është shtuar edhe sherri me një tifoz.

Açerbi ka debatuar me një tifoz që mbante veshur një fanellë të PSG-së jashtë qendrës stërvitore të zikaltërve në Seattle.

Episodi është filmuar dhe videoja tashmë po bëhet virale në rrjet.

Tifozi dyshohet se e provokoi mbrojtësin dhe ky i fundit iu përgjigj duke i thënë: “Jam një person serioz, nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse dëgjoj ‘Açerbi-Barkola’ kur dal, nuk jam dakord me këtë. Jam i çmendur, do të të rrah deri në vdekje”.

Një episod që me siguri do të jetë objekt diskutimi dhe që përfshin një futbollist që ka përfunduar tashmë në qendër të polemikave të mëdha në të kaluarën, nga sherri me Bakajokon në San Siro, te ndarja me tifozët e Lacios e deri te akuza e fundit dhe e diskutueshme për racizëm kundër Huan Zhesus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco