ATP Finals, Alcaraz fiton duelin me Fritz, një hap larg konfirmimit si numri një në botë

ATP Finals, Alcaraz fiton duelin me Fritz, një hap larg konfirmimit si numri një në botë

17:30, 11/11/2025

Një ndeshje e denjë për kampionë. Carlos Alcaraz fitoi një përballje të jashtëzakonshme ndaj Taylor Fritz, pas gati tri orësh lojë intensive, duke triumfuar me rezultatin 6-7, 7-5, 6-3 në ATP Finals të Torinos.

Spanjolli, që për një moment u duk pranë humbjes, tregoi forcë karakteri dhe vendosmërie për ta përmbysur ndeshjen dhe për të siguruar fitoren e dytë në grup, pas asaj kundër Alex De Minaur. Me këtë rezultat, Alcaraz është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale, që do të konfirmohet nëse De Minaur mposht Musetti-n në mbrëmje.

Por për 22-vjeçarin nga Murcia, suksesi ka një peshë edhe më të madhe: ai është vetëm një fitore larg konfirmimit si numri një në botë, duke siguruar për herë të dytë radhazi trofeun simbolik të “kampionit të vitit”.

Sfida e radhës do të jetë të enjten mbrëma, kundër Lorenzo Musetti-t, ku Alcaraz mund të vulosë jo vetëm kualifikimin për në gjysmëfinale, por edhe statusin e tij si lider i padiskutueshëm i renditjes botërore.

Me formën e treguar në Torino, spanjolli po dëshmon se është gati të mbyllë sezonin si e nisi: në majë të tenisit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco