Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 11-të të Superiores

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 11-të të Superiores

10:47, 10/11/2025

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së dielës me dy sfidat e fundit Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës, sipas skemës 1-3-4-3.

Pohls i Vllaznisë është zgjedhur portieri i javës. Në mbrojtje rreshtohen tre lojtarët David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Bruno Lulaj (Elbasani).

Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora).

Në repartin ofensiv spikatën këtë javë tre futbollistët: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani).

Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco