Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

FOTO/ E ndiqte policia, lojtari i jep fund jetës

FOTO/ E ndiqte policia, lojtari i jep fund jetës

13:52, 07/11/2025

Një dramë e vërtetë ka tronditur në futbollin amerikan. Mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland, u gjet i vdekur në periferi të Friscos.

Sipas raporteve të policisë, 24-vjeçari u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi u përfshi në një ndjekje me policinë për një shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, policia lokale thotë se pas një ndjekje të gjatë, Kneeland përplasi makinën e tij, përpara se të largohej në këmbë.

Më pas, ai u gjet pa shenja jete. Pista e parë është ajo e vetëvrasjes, por sipas mediave amerikane ende nuk janë sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa edhe skuadra e tij e Dallas Cowboys njoftoi vdekjen e 24-vjeçarit, duke e cilësuar këtë si një “vdekje tragjike”.

Image

Zyra e sherifit në Frisco njofton gjithashtu se hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë ngjarjen, që nisi me një ndjekje në rrugë dhe përfundoi me një tragjedi të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco