Sezoni i parë i Kylian Mbappés-së te Real Madridi përfundoi pa suksesin e shumëpritur në Champions League, por francezi shpërbleu veten me një nder të madh individual: fitimi i “Këpucës së Artë” për sezonin 2024/2025.
Sulmuesi i shpejtë përfundoi kampionatin e tij të parë në La Liga me 31 gola, duke lënë pas në renditje sulmues të njohur si Gyokeres dhe Mohamed Salah. Ky sukses i jep Mbappé-së një vend të veçantë mes golashënuesve më të mirë të Europës dhe e konsolidon si një nga futbollistët më të shquar të momentit.
Ceremonia e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet këtë të premte, në ‘Santiago Bernabeu’, pak minuta para nisjes së ndeshjes Real Madrid–Valencia, duke u mundësuar tifozëve dhe publikut të pranishëm të festojnë këtë arritje të jashtëzakonshme të ‘yllit’ francez.
Ky është një moment i veçantë për Mbappé-në dhe për Real Madridin, duke treguar se edhe pa titullin e Champions League, francezi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sezonin e tij të parë në Spanjë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: