Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Francesco Moriero: Fitorja ndaj Vllaznisë është meritë e shpirtit dhe zemrës që treguam

Francesco Moriero: Fitorja ndaj Vllaznisë është meritë e shpirtit dhe zemrës që treguam

19:37, 29/10/2025

Trajneri italian i Flamurtarit, Francesco Moriero, u shfaq i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Vllaznisë, duke theksuar se ky sukses ishte rezultat i shpirtit luftarak dhe përkushtimit të skuadrës. Për italianin, kjo ndeshje shënon një moment kthese për vlonjatët, të cilët më në fund arritën fitoren e parë të sezonit në Superiore.

“Ishte një ndeshje e hapur, e luftuar me dinjitet. Fitorem e meritonim plotësisht, sepse luajtëm me zemër dhe me shpirt,” – u shpreh Moriero. “Përballë kishim një kundërshtar të fortë si Vllaznia, ndaj i bëj komplimente për lojën që zhvilluan. Por ne sot treguam karakter dhe bëmë ndeshjen perfekte.”

Tekniku italian theksoi se skuadra po rritet gradualisht, duke gjetur më shumë ekuilibër dhe unitet në fushë. “Jam përpjekur të gjej balancën e duhur në ekip. Sot të gjithë u përgjigjën mirë, nga mesfushorët te sulmuesit. Luajtëm me tre mesfushorë qendre sepse e kërkonte ndeshja, dhe funksionoi siç duhet,” – shtoi ai.

Në fund, Moriero vlerësoi edhe stafin e tij për punën e bërë dhe energjinë pozitive që ka sjellë në skuadër. “Kam ardhur në një moment të vështirë, por kjo fitore më gëzon shumë. Kur një skuadër luan me zemër dhe intensitet, fusha gjithmonë të shpërblen,” – përfundoi trajneri i Flamurtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco