Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Edi Martini: Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, por e përgëzoj Flamurtarin

Edi Martini: Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, por e përgëzoj Flamurtarin

19:34, 29/10/2025

Pas humbjes 0-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u shfaq realist dhe sportiv në prononcimin e tij pas ndeshjes. Ai përgëzoi kundërshtarët për fitoren, por theksoi se ndeshja do të duhej të përfundonte në barazim, duke marrë parasysh lojën e zhvilluar në fushë.

“Na ndikoi shumë lodhja fizike dhe mungesa e gjashtë lojtarëve titullarë,” – tha Martini. “Patëm rastet tona dhe sikur të shënonim të parët, sot do të flisnim ndryshe. Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi.”

Trajneri shkodran u ndal edhe te ndryshimet taktike gjatë lojës dhe njohja e tij me mënyrën e lojës së Francesco Moriero-s, trajner i ri i Flamurtarit. “E njoh Morieron që nga koha e Laçit. Skuadra e tij ishte më e freskët, me më shumë grintë dhe energji në fushë. Duhet t’i përgëzoj për përkushtimin.”

Megjithatë, Martini kritikoi disa momente të fundit të ndeshjes, duke thënë se pas golit të Flamurtarit “nuk kishte lojë efektive”, pasi loja u ndërpre shpesh. Ai e mbylli me tone sportive: “I uroj suksese Vlorës, por ne patëm mungesa dhe lodhje nga ndeshja me Tiranën. Jam i bindur se me grupin e plotë do të kishim reaguar ndryshe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco