Unazë ari dhe diamantësh për kampionët e NBA-së: sekreti i fshehur brenda simbolit të lavdisë së Oklahoma City Thunder

Unazë ari dhe diamantësh për kampionët e NBA-së: sekreti i fshehur brenda simbolit të lavdisë së Oklahoma City Thunder

09:38, 23/10/2025

Oklahoma City Thunder, kampionë në fuqi të NBA-së, hapën sezonin e ri me një ceremoni madhështore, ku morën flamurin e fitores dhe unazën simbolike të titullit. Për herë të parë në historinë e klubit, skuadra nga Oklahoma festoi me një ceremoni që ndërthur luksin, artin dhe emocionin.

Tradita kërkon që në ndeshjen e parë të sezonit, kampionët të nderohen me unazën e artë dhe diamantin e famshëm, një vepër unike, që për Thunder është realizuar nga “The Champions Collective” në bashkëpunim me dizajnerin Zo Frost. Unaza është ndërtuar me ar të bardhë e të verdhë 14 karatësh dhe përmban mbi 800 gurë të çmuar, përfshirë safire blu e portokalli, ngjyrat karakteristike të klubit.

Në pjesën e sipërme ndodhet logoja e ekipit e ndërthurur me trofeun e kampionatit, ndërsa në anët janë gdhendur emri dhe numri i çdo lojtari, bashkë me bilancin rekord të sezonit (68 fitore e 14 humbje). Por surpriza e vërtetë qëndron brenda: pjesa e sipërme hapet, duke zbuluar një ndarje të fshehtë me mbishkrimin “Labor Omnia Vincit” – “Puna fiton mbi gjithçka” – dhe një unazë të dytë më të vogël, të rrethuar nga diamante dhe të personalizuar me nënshkrimin e çdo lojtari.

Vlera e kësaj unaze luksoze vlerësohet rreth 38 mijë euro, por rëndësia e saj simbolike e shumëfishon çmimin. Në tregun e koleksioneve, kopje të ngjashme të unazave të kampionëve si Kobe Bryant janë shitur për shuma që kanë kaluar 700 mijë euro. Për Thunder, kjo unazë nuk është thjesht një kujtim i fitores, por një monument i historisë dhe bashkimit të tyre si skuadër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco